Po dëgjoja sot disa këngë të vjetra te ky kanal dhe m'u kujtua koha kur Stresi ishte vërtet "Bad Boy" i rrepiti shqiptar. Kush e mban mend energjinë e këngëve si "Lambo" apo ato tekstet e para që bënin namin nëpër makina? Ky stili i ri me Folé Publishing është shumë profesional, po më merr malli për atë thjeshtësinë dhe rebelimin e viteve 2010-2012. A mendoni se ka ndryshuar shumë apo thjesht u rrit bashkë me ne?