A ka vdekur muzika origjinale apo kemi mbetur te autotune-i?
Përshëndetje "adhurues" të muzikës. A ka mundësi që dikush të më shpjegojë pse çdo këngë e re që del sot tingëllon sikur është bërë me një aplikacion falas në telefon? Autotune-i është bërë si kripa, po e hedhin me thasë edhe aty ku nuk duhet. A mendoni se këngëtarët sot kanë frikë nga zëri i tyre i vërtetë apo thjesht publiku është bërë kaq "special" sa pëlqen zhurmën e robotëve? Më tregoni, se mbase veshët e mi kanë nevojë për një "update" si këto këngët copy-paste